Ekspozita bazë e hapur në Muzeun e Kosovës për një muaj është vizituar nga më shumë se dy mijë veta. Pavarësisht se Muzeu nuk shet bileta, stafi është kujdesur që të regjistrojë vizitorët në mënyrë që ta shohë interesimin për atë që është ekspozita e parë e përhershme në këtë institucion që nga paslufta.
Por ata që kanë qenë në hapje të ekspozitës vërejnë që përballë portës hyrëse nuk qëndron më “Hyjnesha në fron” por një relief i skalitur, shkruan sot Koha Ditore.
Stela e gjetur në Kamenicë paraqet procesin mortor, kur bartet arkivoli brenda të cilit gjendet një burrë. Prapa arkivolit janë paraqitur familjarët e të ndjerit. Stela është gjetur në arealin e Kalasë së Kamenicës dhe mendohet se i takon shekujve V-I , para lindjes së Krishtit.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Kosova me tri artefakte çon në SHBA kulturën 7 mijë vjet të vjetër
-
Stela 1500 vjet e vjetër e Kamenicës, pjesë e muzeut në Çikago
-
Muzeu i Masakrës në Krushë të Madhe në pritje të stafit të përhershëm
-
Lokalitetet arkeologjike pa staf të mjaftueshëm, merr hov degradimi
-
Muzeu i Kalasë së Prizrenit – një rrugëtim nëpër tetë mijë vjet