Rreth 90 për qind e popullsisë hebre të Selanikut u vra nga funksionarët e Rajhut të Tretë, të cilët përbënin përafërsisht një të tretën e popullsisë së përgjithshme të qytetit. Qyteti i Selanikut para Luftës së Dytë Botërore dhe njihej si “Nëna e Izraelit” për shkak të komunitetit të madh hebre, i cili tejkalonte numrin e popullsisë së krishterë shumë kohë pasi u përfshi në Mbretërinë e Greqisë më 1912
Javën e kaluar presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka vizituar qytetin grek, Selanikun, dhe ka deklaruar se “kushdo që qëndron këtu dhe flet si president është i mbuluar nga turpi”.
Ai po qëndronte pikërisht në hapësirën e caktuar për krijimin e muzeut të shumëpritur të Holokaustit të Greqi. Më në fund është planifikuar të hapet në vitin 2026 si përkujtim për rreth 50 mijë hebrenj që i kanë ngarkuar në kamionë bagëtish në Selanik dhe u transportuan në Auschwitz gjatë pushtimit nazist të Greqisë. Nëntëdhjetë e gjashtë për qind e tyre u vranë në kampin e përqendrimit.
Gjermania ka dhuruar më shumë se 10 milionë dollarë për projektin. Ai do të jetë tetë kate i lartë dhe do të shtrihet përgjatë bregut të detit të Selanikut, duke u lidhur me portin e qytetit, Kullën e Bardhë historike dhe stacionin e vjetër hekurudhor, nga ku edhe u dëbuan shumë hebrenj.
Donacioni nga Gjermania bashkë me fondacionin “Stavros Niarchos (SNF)”, Bashkia e Selanikut dhe kryetari i saj, Janis Boutaris, po financojnë Muzeun e Holokaustit të Greqisë. Ndërtimi vlerësohet të kushtojë rreth 30 milionë dollarë. Guri i themelit të tij u hodh në vitin 2018.
“Muzeu i Holokaustit i Greqisë do të nxjerrë në pah dhe do t’i kushtojë homazhe kujtimit jo vetëm të Komunitetit Hebre të Selanikut, por edhe të 39 komuniteteve hebre që ekzistonin në vend para luftës. Në të njëjtën kohë, do të ndriçojë kulturën shumëdimensionale të hebrenjve të Selanikut dhe kontributin e tyre të shumanshëm në zhvillimin e qytetit, si dhe vetë Selanikut si një metropol multikulturor që vazhdon të zhvillohet me këmbëngulje dhe këmbëngulje” ka thënë fondacioni “SNF” në një deklaratë.
David Saltiel, i cili e kryeson komunitetin hebre të Selanikut, ka thënë se
“më në fund po ndodh ajo që është pritur për kaq shumë vjet”.
“Ndiej se jam zëri i të gjithë atyre hebrenjve që u hipën në trena pa i ndalur askush. Si brez pas Holokaustit, ne kemi përgjegjësinë të flasim në emër të atyre që nuk mund të thonë asgjë”, ka thënë ai.
Rreth 90 për qind e popullsisë hebreje të Selanikut u vra nga funksionarët e Rajhut të Tretë, të cilët përbënin përafërsisht një të tretën e popullsisë së përgjithshme të qytetit. Qyteti i Selanikut para Luftës së Dytë Botërore dhe njihej si “Nëna e Izraelit” për shkak të komunitetit të madh hebre, i cili tejkalonte numrin e popullsisë së krishterë shumë kohë pasi u përfshi në Mbretërinë e Greqisë më 1912.
“Muzeu synon të jetë një destinacion i klasit botëror, ku edukimi do të luajë rol kyç. Pas përfundimit të ndërtimit në vitet e ardhshme, Muzeu i Holokaustit i Greqisë do të pajiset me ekspozita dhe arkiva të përhershme dhe të përkohshme që do të nxjerrin në pah vlerën e ruajtjes dhe forcimit të kujtimit të Holokaustit, pranimit dhe respektimit të diversitetit dhe të drejtave e lirive të njeriut”, ka njoftuar fondacioni “SNF”.
Konsorciumi prej tri kompanive arkitekturore – një gjermane, një izraelite dhe një greke po projekton ndërtesën tetëkëndore.