Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Muzeu i Akropolit hap për vizitorë lagjen e kohës bizantine

Athinë, 24 qershor – Muzeu i Akropolit në Greqi ka hapur për vizitorë hapësirën ku po gërmohet nën ndërtesën e institucionit, duke lejuar vizitorët për herë të parë për të ecur nëpër një lagje të lashtë të Athinës, që ka mbijetuar nga epoka e kohës bizantine.

Muzeu, i cili është në këmbët e malit të Akropolit në Athinë, shpërfaq skulptura që janë kryevepër e antikitetit grek, duke përfshirë vepra nga Partenoni, një nga ndërtesat më me ndikim në qytetërimin perëndimor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Vizitorët mund të vijnë poshtë dhe të shohin rrënojat e lashta të qytetit të Athinës, sidomos në zonën në jug të Akropolit", ka thënë drejtori i Muzeut të Akropolit, Dimitris Panter.

"Ne shpresojmë për të paraqitur në mënyrë sa më të mirë e të shpejtë gjithçka që fshihet poshtë, për të dhënë një pamje të jetës së përditshme të Athinës së lashtë".

Poshtë bazës së Muzeut gjithandej në shtyllat e betonit, qëndron një lagje e shtëpive që janë gërmuar ku pos të tjerash ka edhe banjë, rrugë dhe llogore të kullimit, të cilat janë zbuluar gjatë punimeve për ndërtimin e Muzeut.

Duke ecur përmes laurave metalike, vizitorët mund të shohin banjë e pallate luksoze, ku në atë kohë përfshinin dhoma që mund të ngroheshin e po ashtu edhe pishina me ujë të nxehtë.

Një nga pikat kryesore është shtëpia e një të pasuri, që daton në shekullin VI pas Krishtit.

"Është interesante, një përvojë mahnitëse", ka thënë Carl Hoover, 63-vjeçar, një vizitor nga Kolorado. Ai ka thënë se më së shumti është impresionuar nga dyshemeja e mozaikut dhe tubat e sofistikuara dhe sistemet e kullimit.

Projektuar nga arkitekti Bernard Tschumi, Muzeu i Akropolit ka tërhequr më shumë se 14 milionë vizitorë, që kur hapi dyert 10 vjet më parë.

Mermerët e Parthenonit momentalisht janë vendosur në Muzeun Kombëtar, që kohëve të fundit ka intensifikuar fushatën për kthimin e skulpturave/ Reuters.