Sheshi i shumëpërfolur i Shkupit – Skënderbej, si duket po merr formën e duhur. Murali i përgatitur është mjaft domethënës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga njëri cep i muralit është Nënë Tereza me një fëmijë në dorë, kurse në cepin tjetër janë figurat e rëndësishme të Lidhjes së Prizrenit.
Në mes gjendet heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu duke bërë bashkimin e krerëve të principatave shqiptare, pas të cilëve është një flamur gjigant shqiptar.
Bie në sy prania edhe e disa portreteve të UÇK-së, si edhe një flamur tjetër shqiptar, në formë dielli, dhe me shqiponjën në mes.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Dita e Skënderbeut shënohet në Prishtinë
-
Dëmtohet qëllimisht piktura e Nënë Terezës në Sheshin Skënderbeu të Shkupit
-
Skënderbeu në Prishtinë me dy elemente të reja kombëtare
-
Mijëra protestues në sheshin “Skënderbeu” në Shkup
- Simbolet në shënjestër: agjenda e shkombëtarizimit dhe e zhvendosjes strategjike