Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Momenti prekës kur Lahaj ndërpreu koncertin, publiku “shpërtheu” në lot (VIDEO)

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, të shtunën ndërpreu në gjysmë programin e koncertit pasi pati një rast të rëndë. Para masës, ai njoftoi se nëna e tij kishte vdekur gjatë ditës, por që dëshira për interpretim nuk e kishte lënë ta anulonte tërësisht.

“Kërkoj edhe një herë ndjesë, që duhet ta mbylli këtu. Kjo nuk është as gjysma e programit, por për fatin tim të keq, dy orë para se të vija në koncert, e kam humbur më të dashurën time, nënën, por nuk kam dashtë asnjëherë me lënë sepse interesimi për ta parë koncertin, për Filarmoninë e Kosovës, nuk më ka lënë për t’u kthyer në shtëpi”, ka thënë ai para masës, raporton KOHA.

Në atë moment, një pjesë e të pranishmëve shpërtheu në lot, ndërsa ekipi i tij i shkuan për përkrahje.

I emocionuar, Lahaj deklaroi se nëna e ka mësuar që në çdo rast, të jetë i fuqishëm dhe të vazhdojë përpara.