MKRS ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Alenacën Franceze të Prishtinës.
Në njoftimin për media theksohet se qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për projektet e “Promovimit të Frankofonisë në Kosovë” dhe bashkëpunimin në fushën e aktiviteteve për promovimin e Frankofonisë në Kosovë.
Sipas këtij memorandumi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për Aleancën Franceze në Kosovë ndan 4,500 euro.
Kryetarja e Aleancës Franceze të Prishtinës Dafina Bytyqi, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen.
Artikuj të ngjashëm
-
Diplomatët kosovarë do të mësojnë frëngjishten dhe trajnohen në Francë
-
Ambasadorja e Francës në Kosovë: Investimi i qeverisë në rrjetin e frankofonisë është i dobishëm
-
Kosovarët të interesuar për gjuhën franceze
-
Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Francës për bashkëfinancim të bursave për studimet Master
-
MKRS mbështet FFK-në me 250 mijë euro