Filmi i gjashtë “Mission: Impossible- Fallot” ka arritur dhe bashkë me të edhe Tom Cruise, si agjent special i paimagjinueshëm e pneumatik i IMF-s. Ethan Hunt ende zgjedh të pranojë misione, e prapë shihet në detyrë në vijë të frontit.
Kjo ndodh derisa yje të tjera të filmave aksion ka kohë që kanë kaluar në role të vjetra apo kanë bërë karrierë politike.
Cruise është kthyer dhe atë duke kthyer lëvizjet e tij të njohura: bën vrapimin me duar të ngrira, gara me motor pa helmet, ndjekje veturash, ngjitje në shkëmbinj të mëdhenj – dhe ai thjesht nuk mund ta shohë një avion të çfarëdo lloji e të mos dëshirojë të jetë aty e të lëkundet në të me litar, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Duhet të pranuar se ky film – i dyti nën regji të Christopher McQyarrie – është i çmendur dhe i ndërlikuar sikurse të tjerët.
Sjell pamje kolosale aksioni në Paris, Londër dhe në fund një sekuencë gare të çmendur me helikopter në Kashmir, që përfundon me disa skena me pamje vertikale. Këto skena për mua me kënaqësi më sollën në kujtesë kohën e James Bonit të Roger Moore. Dhe natyrisht ka pjesë komike, ku një pjesë e arsenalit të shakave i është besuar Benjit, të portretizuar nga Simon Pegg. Kjo është arsyeja përse disa njerëz në Departamentin e Shtetit pa mirësjellje, ekipin e Ethan e kanë quajtur “një bandë e burrave të rritur me maska të gomës që luajnë a mashtrojnë”.
Bashkë me ekipin e njohur – përfshirë stoikun Lutherin (Ving Rhames) - janë kthyer bashkë më shumë fytyra nga e kaluara. Alicia Hunley (Alec Baldwin) kthehet për aventurën e fundit të ekuipazhit, dhe agjenti i hijshëm britanik Ilsa Faust (Rebecca Ferguson) rishfaqet për të shkëmbyer shikime me heroin tonë, i cili në çdo rast është i obsesionuar me dashurinë e humbur: Julia Michelle Monaghan.
Edhe
“Mission: Impossible 8” finalizon historinë e agjentit Ethan Hunt
Në këtë rast, çështja është se personazhi i keq i filmit, i quajtur John Lark, dëshiron ta ndajë botën në copa me tri materiale nukleare, të cilat ai ka arritur t’i vjedhë. Në këtë mision ai është bërë bashkë me kriminelin nga filmi i kaluar: Slomon Lane (Sean Harris). Ethan duhet që këtë material nuklear ta kthejë aty ku e ka vendin, dhe i duhet të bashkëpunojë me kriminelen misterioze e cila quhet White Widow, e portretizuar nga Vanessa Kirby.
Por autoritetet, në formën e Erica Sloan (Angela Bassett) nuk i besojnë rebelit Hunt që ta bëjë punën e tij ashtu siç ai di, kështu që detyrohet të punojë me një djalë tejet të fuqishëm, të trajnuar mirë - August Walker, i cili në këtë rast portretizohet nga Henry Cavill. August dhe Ethan nuk bëhen miq... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)