Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se “Ai e lartësoi epokën e tij duke i dhënë përjetësi vetes dhe popullit tonë, duke u bërë shembull i përbotshëm se si duhet dhe si çmohet atdheu”.
Ministrja Hoxha ka theksuar “Skënderbeu na lidhi përjetësisht me lirinë, me kombe e popuj që punojnë dhe jetojnë në lirinë e vet, duke qenë shembull i guximit dhe mençurisë. Jeta dhe veprat e heroit tonë kombëtar na bëjnë përjetësisht krenarë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJa postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:
“Skënderbeu është gurthemeli i vetëdijes dhe qenësisë tonë nacionale. Ai e lartësoi epokën e tij duke i dhënë përjetësi vetes dhe popullit tonë, duke u bërë shembull i përbotshëm se si duhet dhe si çmohet atdheu.
Në këtë 550 vjetor të kujtesës së kalimit të Skënderbeut në amshim, kujtojmë me nderim angazhimin e tij për fuqizimin e pavarësisë dhe orientimin e miqësisë ndaj shteteve perëndimore.
Skënderbeu na lidhi përjetësisht me lirinë, me kombe e popuj që punojnë dhe jetojnë në lirinë e vet, duke qenë shembull i guximit dhe mençurisë. Jeta dhe veprat e heroit tonë kombëtar, na bëjnë përjetësisht krenar”.