Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ministrja e Kulturës priti përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të UP-së

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi priti sot përfaqësues të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, në krye me Erzen Hysenin.

Sipas njoftimit për media, ministrja i informoi ata për ndryshimet që po bëhen në Ligjin për Rininë, i cili do të parashohë ndryshime të shumta pozitive për të rinjtë e Kosovës. Vlen të përmendet ndryshimi i moshës nga 15-24 vjeç në 15-29 vjeç si dhe për njohjen e vullnetarizmit, si përvojë punë.

Gjithashtu i njoftoi për mbështetjen financiare që u është bërë të rinjve përmes thirrjes publike ku MKRS ka ndarë 500.000 euro për ndërmarrësi, 100.000 mijë euro për integrim shoqëror, 120.000 euro për promovim dhe edukim shëndetësor dhe 100.000 euro për edukim jo-formal në fushën e rinisë.

Këto çështje ishin fokus i interesimit edhe nga ana e përfaqësuesit e Parlamentit Studentor.

Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor e njoftuan ministren për punën e tyre dhe angazhimin e vazhdueshëm brenda Universitetit të Prishtinës, ndonëse në periudhë pandemie.

Artikuj të ngjashëm