Ish-Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, i cili vitin e kaluar u dënua me tre vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është punësuar në Ministrinë e Kulturës.
Çoçaj është pranuar në pozitën bashkëpunëtor profesional në fushën e Etnologjisë në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.
Për gazetarin Sami Berisha, punësimi i Çoçajt bie ndesh me ligjin.
Ndonëse sipas Berishës, ai ka studiuar në fushën që është punësuar, është e pakuptueshme që të pranohet në këtë pozitë, pasi shkak merr rregulloren për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, e cila thotë se aplikacionet e kandidatëve me dosje refuzohen.
Në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.
Edhe
Haskuka s’e mban premtimin, lë në komunë drejtorin e dënuar për dy vepra penale
Ish-drejtori Çoçaj përmes telefonit ka thënë se derisa nuk ka një vendim të prerë nga Gjykata, ai ka të drejtë të jetojë, duke shtuar se punësimi i tij është afatshkurtër.
Por zyrtarë të Ministrisë së Kulturës thonë se ende nuk kanë nënshkruar kontratë me Çoçajn. Çoçaj ishte arrestuar në nëntorin e vitit 2015 nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe cenim të së drejtës për punësim.
-
Lirohen nga akuza për keqpërdorim ish-drejtori i Arsimit dhe ai i Gjimnazit të Prizrenit
-
Arrestohet në Mitrovicë drejtori i Kulturës, shkak keqpërdorimi i detyrës
-
Gjysmë milioni euro tender që kërkon prej ciceronit te mjeshtri i gurit
-
Ministria “disiplinon” me shkarkim drejtorin e Institutit Arkeologjik, rasti drejt gjykatës