Prishtinë, 14 korrik - Asnjë kineast sivjet nuk do të mundë t’i marrë certifikatën e statujën që bartin emrin e ikonës së kinematografisë. Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit ka hequr dorë nga ndarja e çmimit “Bekim Fehmiu”. Dy konkurse nuk kanë qenë të mjaftueshme që të sigurohen konkurrentë për të përzgjedhur laureatin e çmimit kombëtar për vepër jetësore dhe atë për çmimin vjetor për kinematografi. Nuk do të ketë një konkurs të tretë, ashtu siç ishte paralajmëruar nga MKRS-ja më 15 qershor, në shtatëvjetorin e vdekjes së Fehmiut.
Qendra Kinematografike e Kosovës ka qenë i vetmi institucion që i ka propozuar dy emra për të dyja kategoritë: Menduh Nushin e Dren Zherkën. Të drejtë për të bërë propozime kanë pasur edhe Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, produksionet filmike e shoqatat e regjistruara në Kosovë. Por asnjë prej tyre nuk u janë përgjigjur dy konkurseve. I pari qe hapur më 2 shkurt, ndërsa i dyti në ditën e 22-të të muajit mars. Institucioni më i lartë kulturor nuk ka arritur ta ndajë këtë çmim në përvjetorin e lindjes së aktorit, në ditën e parë të qershorit, ashtu siç e ka përcaktuar vetë në rregulloren për këto çmime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇmimet për kinematografi shoqërohen edhe me shpërblim financiar. Ai për vepër jetësore shpërblehet me 5 mijë euro, derisa çmimi vjetor për kinematografi me 2 mijë e 500 euro (gjerësisht, sot në “kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.