Ministria e Financave ka prekur buxhetin e Ministrisë së Kulturës pa autorizimin e kësaj të fundit. Departamenti i Thesarit në MF ka paguar mjete shtesë për konsorciumin që e ka rinovuar Muzeun e Kosovës, megjithëse Ministria e Kulturës e ka kundërshtuar një gjë të tillë.
Fiks 56 mijë e 415 euro, mjete të MKRS-së, janë derdhur në llogari të konsorciumit “NBT-ING” dhe “As-ing” nga Suhareka, shkruan sot “Koha Ditore”.
Institucioni më i lartë kulturor në vend kishte kundërshtuar të paguante mbi 33 mijë euro duke e konsideruar të jashtëligjshme marrëveshjen që vetë e kishte nënshkruar e që e fuste këtë institucion në obligime financiare. Mbi 22 mijë euro të tjera, sipas MKRS-së, nuk duhej të paguheshin pa u bërë pranimi teknik i punimeve.
Pas kontratës bazë e anekskontratës, vlera e të cilave shkon 256 mijë euro, zyrtarët e Muzeut të Kosovës dhe ata të MKRS-së dhe punëkryesi kishin lidhur një tjetër marrëveshje pa i përfillur procedurat e prokurimit.
Sipas shkresave që i ka gazeta, konsorciumi i ishte drejtuar me kërkesë për pagesë Departamentit të Thesarit. Me të marrë vesh këtë, MKRS-ja kishte kundërshtuar pagesën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ministria refuzon të paguajë 33 mijë euro shtesë për rinovimin e Muzeut të Kosovës
-
Ministria jashtëligjshëm rrit koston e rinovimit të Muzeut për 33 mijë euro
-
Ministria e Kulturës me 137 konsulentë e rrezikim milionash
-
Galerisë Kombëtare të Kosovës s’i mjaftojnë 1.4 milion euro për rinovim, punët shtesë rrisin koston
-
Ministria e Kulturës prek 100 milionëshin, s’ka qasje e vizion të ri