Ministria e Kulturës këtë vit ka dështuar ta vazhdojë traditën e ndarjes së çmimeve për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”. Institucioni më i lartë kulturor nuk e ka hapur konkursin për çmimet vjetore, shkruan sot Koha Ditore.
Kësisoj kjo është hera e parë që prej vitit 2009 – kur pas 20 vjetësh ishin rikthyer çmimet – shteti nuk do të shpërblejë tri dramat më të mira të shkruara gjatë vitit.
Kabineti aktual i ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, arsyetohet se konkursi është dashur të hapet para se ata të marrin nën menaxhim MKRS-në në shtator të këtij viti...(Më gjerësisht lexon i sot në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Konkursi – i pamjaftueshëm për nxitjen e dramës shqipe
-
S’ka çmime artistike në nderim personalitetesh, Ministria i heq emrat
-
“Katarina Josipi” për “Gërrdia” me autor Astrit Kabashin
-
“Katarina Josipi” në reprizë krize, pa çmim të parë e me kritika
-
“Cari i Carave” si komedi karakteresh merr çmimin e parë “Katarina Josipi”