Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ministri i Kulturës prezanton punën e bërë gjatë këtij viti

Në një konferencë për media, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka numëruar disa prej punëve të bëra nga institucioni që ai drejton.

Ka thënë se kanë identifikuar 200 monumente që janë në rrezik, ku janë bërë 13 ndërhyrje, 18 janë në proces e16 pritet të nisin së shpejti.

“Për vitin 2022 kemi planifikuar buxhet prej 5.4 milionë eurosh për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, prej të cilave 1 milion për ndërhyrje emergjente”, ka thënë ai. Ka treguar se Komiteti ndërministror për kompleksin memorial “Adem Jashari” ka bërë hapa konkretë. “Është bërë vlerësimi i gjendjes, ndërsa këto ditë nisin ndërhyrjet e para emergjente në ndërtesa”, ka thënë Çeku.

Sa i përket kulturës ka treguar se MKRS-ja sivjet ka përkrahur skenën e pavarur kulturore me rreth 3.8 milionë euro “Pas ndërhyrjeve të domosdoshme në pjesën e Baletit, gjatë vitit 2022 do të shkojmë me një renovim më të madh të ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kemi siguruar hapësirë shtesë te Pallati i Rinisë për Filharmoninë, Operën, Baletin, Teatrin dhe QKK-në”, ka thënë ai. Ka kujtuar se gjatë vitit është themeluar Opera e Kosovës.