Një kabinë që nuk ka hyrje, nuk është askush në të dhe nuk ndodhet asgjë përreth saj, por që flet shumë në gjuhën e artit bashkëkohor, zë vend në qoshe të objektit. Me një pamje të thjeshtë por me mesazhe të shumta në secilin element, “Lost and found” e Sislej Xhafës përfaqëson Kosovën në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia të Italisë.
Është zëri i familjeve të 1664 personave të pagjetur që janë zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. E ndërtuar me paleta druri që zakonisht përdoren për të bartur mallra, asocon shumë me bartjet e viktimave që gjatë luftës së vitit 1998-1999 janë transportuar nga Kosova për në Serbi ku janë hedhur kolektivisht në gropa që kanë përfunduar si varre masive, shkruan Koha Ditore.
Xhafa që shpesh e ka pasur të vështirë t’i mbajë lotët derisa ka folur shkurt për veprën e cila të enjten do të prezantohet zyrtarisht në hapjen e Pavijonit të Kosovës, është duke kërkuar edhe drejtësi.
(Për detajet e Pavijonit të Kosovës dhe për çdo gjë rreth për edicionit të 57-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecie, lexoni në numrin e nesërm të “Kohës Ditore”. Ngjarja më e madhe e artit në Evropë do të përcillet për së afërmi nga gazetari i “Kohës Ditore”, Shaban Maxharraj dhe gazetarja e "Kohavisionit", Edona Shala. Gjithçka që ndodh në edicionin e 57-të të Bienales së Venecias do të raportohet në ditët në vazhdim)
-
Pavijoni i Kosovës gati për Bienalen e Arkitekturës në Venecie
-
Pyetjet mbi fatin e njeriut bashkojnë artistët motër e vëlla
-
Sislej Xhafaj vjen me një film kushtuar 1700 të zhdukurve nga lufta në Kosovë
-
Sytë e mediave botërore drejtohen nga Sislej Xhafa
-
“Express” në Venecie, rrëfimi i artistit Sislej Xhafa