Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Mendimtar i madh, njeri i ligë

Në jetën e përditshme na ka rastisur të dëgjojmë se filan fisteku është mendimtar, shkrimtar, shkencëtar i madh, por njeri me karakter të ligë; se filan e filan mendimtari, filozofi, shkencëtari, ishin (apo janë) të mëdhenj si mendimtarë, si filozofë apo si shkencëtarë, por në jetë ishin (apo janë) njerëz të ligj, me shumë vese, egoistë, hakmarrës etj., etj.

Me qëllim që të ruhet karakteri objektiv i vlerësimit ndaj punës krijuese të një mendimtari, filozofi, shkrimtari e shkencëtari, apo edhe e kundërta, me qëllim që të ruhet karakteri objektiv i vlerësimit ndaj karakterit të një mendimtari, shkrimtari, filozofi apo shkencëtari, subjektet vlerësuese jo rrallë e bëjnë ndarjen midis karakterit të subjektit që merret për vlerësim dhe punës së tij, shkruan Arben Hoxha në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Me qëllim që të ruhet fusha e perceptimit, si interes i pastër për vetëdijen tonë njohëse, jo rrallë, subjektet vlerësuese e bëjnë një lloj reduktimi fenomenologjik të objektit të tyre të njohjes duke e ndarë atë nga lidhjet që mban me objektet e tjera.

Kështu, në rastin kur për objekt vlerësimi është rezultati dhe efektet e punës së një krijuesi, karakteri i tij vihet në kllapa, si një dimension i paefektshëm për punën e tij, prandaj edhe i parëndësishëm për t’u marrë për hulumtim; ndërsa në rastin kur për objekt vlerësimi është karakteri i një krijuesi, puna e tij dhe efektet e saj vihen në kllapa, me qëllim që të shmanget çfarëdo lloj çarjeje që mund t’i shkaktojnë unitetit të vlerësimit gjykues ndërthurjet eventuale kontradiktore të tipareve të karakterit me cilësitë e orientimit themelor të punës të subjektit të marrë për trajtim. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm