Nata e dytë e festivalit “Mirëdita, dobar dan!” që po mbahet në Beograd, e që shpalos kulturën e Kosovës, sërish është shoqëruar me protesta.
Përderisa paraditen e së enjtes, artistë nga Kosova e Serbia kanë diskutuar për bashkëpunimet kulturore, pasdite, pjesëtarë të një tjetër organizate djeshtiste serbe, para Qendrës Rinore ku po shfaqet filmi “Zonjusha” i Genc Berishës, protestojnë kundër festivalit. Janë veshur si ushtarë të UÇK-së me maska e në duar mbajnë pankarte me mbishkrimet “shesim organe të përdorura”, “armë me shumicë e pakicë”, “drogë me shumicë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKësaj radhe është organizata “Alternetiva” që po proteston edhe duke brohoritur me vargjet e këngës për “serbët që s’e lëshojnë Kosovën”, raporton nga Beogradi gazetarja e “Kohës Ditore”, Sihana Klisurica.
Në natën e parë të “Mirëdita, dobar dan!” ishte organizata “Zavetnici” ajo që protestoi kundër festivalit e me thirrje antishqiptare përderisa disa prej pjesëtarëve të saj arritën të futën edhe në objektin ku u bë ceremonia e hapjes.