“Mbrojtja e malit të Tomorit është misioni ynë i përbashkët dhe i panegociueshëm”, tha sot kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Rama iu referua dëgjesës publike që zhvilloi dje ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi me ekspertë të mjedisit për malin e Tomorit.
“Mbrojtja e malit të Tomorit (kafshuar me vite e vite nga guroret e babëzisë) dhe e shumë pjesëve të bukura të trupit të Shqipërisë, të kërcënuara nga lekistë grabitqarë, pseudobiznesmenë e pseudogjykatës që po mbledhin lekët e fundit, para se të shporren nga Vetingu, është misioni ynë i përbashkët dhe i panegociueshëm”, tha sot Rama.
Gjatë dëgjesës së djeshme me ekspertë mjedisorë, edhe ministri Klosi u zotua se mali i Tomorit do të mbrohet dhe do të apelohet vendimi i gjykatës që “rrëzoi” VKM-në për shpalljen e Malit të Tomorit, Zonë të Mbrojtur./atsh
-
Berisha për deklaratën e ministres serbe: Rama nuk reagon sepse po mbron Vuçiçin
-
Rama për Paunoviqin: Nuk reagojmë sa herë flet ndonjë çyryk nga Beogradi
-
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
-
Shqipëria në protestë – Kundërshtime për Sazanin, Zvërnecin dhe pronat në zonën e Kakomesë
-
Gjeta: Protesta e ka goditur legjitimitetin e Ramës, do ta detyrojë të dorëhiqet