Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

MASHT më 2018, “me buxhet 17 për qind më të lartë”

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, mbajti takimin e radhës, të drejtuar nga kryetari, Ismajl Kurteshi.

Në takim, njofton kumtesa, është shqyrtuar Projektligji për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, ku të ftuar ishin dy ministrat e linjës, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha ministria që ai drejton ka rritje të buxhetit prej 17 për qind, krahasuar me vitin e kaluar. Ai tha se planet për këtë ministri kërkojnë më shumë buxhet për realizimin e projekteve, andaj edhe kërkoi rritje shtesë, lidhur me mbulimin e pagave për krijues dhe performues.

Prioritet, sipas ministrit Gashit, i është dhënë themelimit të një grupi punues për hartimin e strategjisë për rini, si dhe krijimit të një fondi rinor. Po ashtu, Gashi theksoi rëndësinë e krijimit të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore , i cili do t’i mbikëqyrte të gjitha monumentet dhe asetet kulturore.

Anëtarët e komisionit shtruan pyetje lidhur me çështjen e teatrit, investimeve kapitale për renovimin e stadiumeve etj., në të cilat ministri dha sqarimet e tij.

Mministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, prezantoi linjat buxhetore për vitin 2018. Ai tha se ministria që ai drejton, ka një buxhet në rritje përafërsisht prej 20 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Sipas Bytyqit, me këtë buxheti të ndarë nga qeveria, arsimi nuk është prioritet as këtë vit.

Ai bëri të ditur se buxheti i miratuar në parim për vitin 2018 për sektorët që ai udhëheq është mbi 54 milionë euro.