Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Marigona Qerkezi dëshmohet në skenën prestigjioze të Spanjës

Me rolin e Madama Corteses në operën “Il Viaggio a Reims” të Rossinit, sopranoja kosovare e ka zgjeruar listën me skenat prestigjioze, ku ka interpretuar deri më tani.

Me interpretimin në shfaqjen operistike të realizuar nën regjinë e mjeshtrit Emilio Sagi, të hënën mbrëma ajo debutoi në “Gran Teatre del Liceu” në Barcelonë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një ditë pas premierës, Qerkezi i ka thënë gazetës të jetë mirëpritur e duartrokitur gjatë nga audienca, ashtu sikurse e gjitha kasta e operës. Për tri net radhazi, ajo do të ngjitet në këtë skenë për të interpretuar në shfaqjen operistike me regji të Sagit, e nën dirigjimin e maestros Giacomo Sagripanti.

“Debutimi im shkoi për mrekulli. Regjia e mjeshtrit të madh të teatrit, Emilio Sagi është vërtet e veçantë dhe me shumë kërkesa. Maestro Sagin e falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer, dhe e çmoj shumë vlerësimin e tij. Isha e privilegjuar të punoj me të”, ka thënë Qerkezi për gazetën pas shfaqjes së parë në skenën e teatrit të famshëm spanjoll... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.