Shkrimtares dhe përkthyeses Mira Meksi i botohet në italisht libri “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”.
Romani i saj me titullin “La maledizione delle sacerdotesse d’Illiria” është përkthyer nga shqipja në italisht nga përkthyesit Shpëtim Doda dhe Valentina Notaro dhe është dhe botuar nga Salento Books, në kolanën Nadir-Besa dhe shoqërohet nga pasthënia e autores.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kopertinën e romanit shkruhet: “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë është një roman i parezistueshëm historik, në të cilin historia, legjenda dhe miti bashkohen për t’i dhënë zë njërës prej periudhave më pak të dokumentuara historikisht…”, shkruan KultPlus.
Ndërsa për autoren shkruhet: “Mira Meksi, shkrimtare dhe përkthyese shqiptare, përfaqëson një nga zërat më të rëndësishëm dhe më të fuqishëm në panoramën letrare të periudhës pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës”.
Romani Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë u botua për herë të parë në shqip nga Botimet Toena në vitin 2014, ku në edicionin e 17-të të Panairit të Librit në Tiranë, njohu rekord shitjesh. Lexuesi i këtij romani të rrallë historik u rrit edhe më shumë pas ribotimit të tij të ripunuar nga autorja në vitin 2015 sërish nga Botimet Toena. Në vitin 2015 romani u nderua me çmimin ‘Rexhai Surroi’ të Kosovës për letërsinë, si romani më i mirë i shkruar në gjuhën shqipe, botuar në vitin 2014.