Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Libri “Jeta ime në tre kontinente”, rrëfim për persekutimet komuniste

Në Muzeun e Kujtesës së Krimeve të Komunizmit në Shkodër është promovuar të dielën libri “Jeta ime në tre kontinente” i shqiptaro-amerikanit Ndrek Dedë Guri, i cili është edhe autor i librit kushtuar dom Prek Ndrevashajt, klerikut katolik shqiptar që themeloi në Shtetet e Bashkuara kishën “Zoja Pajtore e Shqiptarëve”.

Siç raporton “Zëri i Amerikës”, libri i zotit Guri pasqyron persekutimin komunist ndaj zonës së Dukagjinit dhe vetë familjes Guri.