Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Lëvizja Studentore SKV kërkon hapjen e bibliotekave

Lëvizja studentore për barazi “Studim-Kritikë-Veprim” po kërkon hapjen e bibliotekave, pas mbylljes së tyre për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Me moton “Pse kafet po, e bibliotekat jo”, Lëvizja studentore ka reaguar ndaj qeverisë përmes një aksioni simbolik nëpër komunat e Kosovës, ndërsa kanë kritikuar edhe Ministrinë e Arsimit për mungesë planifikimi në raport me sistemin arsimor, raporton KP.

Berita Abazi nga kjo organizatë thotë se si studentë janë “të hutuar nga mungesa e planifikimit që kjo qeveri dhe MASH kanë në raport me sistemin arsimor”, teksa kërkon që me fillimin e vitit të ri akademik, të hapen edhe bibliotekat.

Abazi ka paralajmëruar aktivitete të ngjajshme nëse kërkesat e tyre nuk përfillen nga institucionet.