Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Letra të Shahin Kolonjës e Sotir Pecit

Në dosjen e Madhe Nachlass Kral të Arkivit të Ministrisë së Jashtme të Austrisë të periudhës së Austro-Hungarisë (HSSTA) gjinden letra të veprimtarëve të lëvizjes shqip­tare për çështje të kulturës, të gjuhës, të alfabetit, apo të lëvizjes për emancipim nga Turqia dhe për çlirim të vendit. Në strukturat e Ministrisë së Jashtme Perandoria Austro-Hungareze kishte dhe një shër­bim dhe program të veçantë të quajtur Kultusprotektorat (Protektorat i kultit), shkruan sot Koha Ditore.

Brenda asaj kornize ajo merrej në më­nyrë legale me ndihmën e popullatës katolike shqiptare në zonat veriore: me ndihmën në or­ga­nizi­min e mësimit në shkollat fetare në gjuhën shqipe, me botimin e librave dhe të mate­rialit mësi­mor, etj. Në vitet ‘90 të sh. 19 diplomatë të ndryshëm nga këto struktura kishin vërejtur se në veprimet e tyre ndër shqiptarë duhej zgjeruar rrethi i veprimtarive për të mbësh­te­tur lëvizjen e për­gji­th­shme të emancipimit kul­tu­ror e kombëtar.

Prandaj diplomatë të ndryshëm të saj ishin udhëzuar të merrnin kontakte sa më të afërta me ve­p­rimtarë të kulturës të besimit islam, por gjithnjë në suaza të të lejuesh­mes brenda raporteve me Perandorinë Osmane, sepse ve­tëm kështu bëhej kuptimplotë an­ga­zhimi i tyre. Në vitet ‘90 e më vonë kontaktet e strukturave të kësaj ministrie me veprimtarët kulturorë shqiptarë ishin zgjeruar, sidomos pas vendosjes për të ndihmuar boti­min e gazetës “Albania” të Faik Konicës, po edhe në drejtim të afrimit të përpjekjeve për vendosjen e një alfabeti të përbashkët për të gjithë shqiptarët, përpjekje që lidheshin pashkëputshëm me lëvizjet e përgjithshme emanci­puese të shqiptarëve nga Perandoria Osmane. /Rexhep Ismajli

[Më gjetësisht lexoni gazetën Koha Ditore]