Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Leonard Coheni - shenjtori i ri shekullar i Montrealit

Në sallën tetëkëndëshe në “Musee d’Art Contemporain de Montreal”, një shikues në një gjendje gati transi e këndon nën zë “Hallellujan” e Leonard Cohenit, derisa shifrat në një ekran digjital mbërrijnë në 631.

Pikërisht ky është numri i njerëzve, që po e lëshojnë versionin e Cohenit të himnit laik, secili i përfaqësuar nga një zë i incizuar që e këndon këngën me zë të ulët, shkruan Koha Ditore.

Në një lagje në fqinjësi ndodhet bari “Bar Suzanne”, i emëruar sipas njërës prej këngëve më të famshme të Cohenit.

Pjesë nga teksti, “takes you down” (të merr me vete poshtë), është i shkruar me shkronja të zeza të theksuara në shkallë - një aluzion për këngën. Olivier Farley, pronare e barit, ka thënë se e ka zgjedhur këtë emërtim për shkak se “të gjithë në Montreal janë krenar me Leonard Cohenin”. “Edhe francezët, edhe britanikët: ai është i shenjtë këtu”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)