Ndodheni njëherësh në mesin e qindra vizitorëve kureshtarë, dëgjoni gumëzhimën e njerëzve rreth e përqark jush, veshi ju kap serinë e ciceronëve që në pesë apo gjashtë gjuhë grupeve të tyre ndjekëse ua sqarojnë detajet... megjithatë kur ta hidhni hapin në oborrin e Sinagogës më të madhe të Evropës, asaj Dohany në Budapest, ju përfshin një heshtje e qetë dhe zhurma përreth bëhet pothuajse joekzistuese.
Përballeni me njërën prej varrezave masive më të mëdha, ballafaqoheni me rreth 30 varreza katërkëndëshe, secila rreth 20 metra katrorë, me një varg pllakash të vogla përreth tyre, mbi të cilat janë të shënuar emrat e hebrenjve të zhdukur të Budapestit gjatë okupimit nazist të qytetit në Luftën e Dytë Botërore, shkruan sot Blerim Myftiu në Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSinagoga e Budapestit e ndërtuar në mes të viteve 1854-1859 për t’i shërbyer komunitetit hebraik për qëllime fetare, nuk e kishte këtë detyrë gjatë viteve 1941-45. Sidomos pas pushtimit gjerman të Budapestit në pranverën e vitit 1944, në bashkëpunim me një zell të pashoq të regjimit kuisling lokal të Hungarisë, filloi persekutimi masiv i hebrenjve hungarezë për në Auschwitz...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.