Kulturë

“Lady Macbeth”, përmbysje e shkëlqyeshme e një klasiku

Filmi i guximshëm e debutues i metrazhit të gjatë i William Oldroyd jep një ndjesi viktoriane, një kapërcim në zhanër që ndoshta është zbuluar nga Shakespeari. Lehtësisht mund të hapë një rrugë të errët në botën e përshtatjes së klasikëve të letërsisë.

Filmi i tij ofron shumë, ani pse me buxhet të limituar. Është i mençur, seksi, i ashpër: kualitete që fuqizohen nga karizma e aktores kryesore Florence Pugh, si vrasëse e paprecedent, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Ajo është sfinks dhe e djallëzuar.

“Nuk je i vetëdijshëm për dëmin që mund të shkaktosh”, i thotë vjehrri i saj. Në fakt, ai është një prej atyre që nuk e ka idenë për pasojat.

Dramaturgia dhe skenaristja, Alice Brich, ka përshtatur romanin e vitit 1865 të Nikolai Leskov, “Lady Macbeth of the Mtsensk District”, i inspiruar nga “Macbeth” i Shekespeareit dhe i përshtatur nga Shostakovich në vitin 1936 si operë-vepër, e cila fuqishëm zemëroi Stalinin - dhe më pas Andrzej Wajda në film me titullin “Siberian Lady Macbeth” në vitin 1962.

Versioni i ri filmik i Oldroyd, i incizuar me pastërti dhe gjallëri nga kinematografi Ari Wegner, ruan gjithë atë energjinë shkatërruese, bën ndryshime në narracion duke nxjerrë tema të abuzimit, dhunës, racës dhe klasave.

Qartazi, na sjellë një parahistori enigmatike, që mundë apo jo të na ndihmojnë që të kuptojmë ndryshimet e papritura regjisoriale, që filmi i pëson në aktin e tretë. Dhe e tërë kjo është e shtyrë nga sensualiteti dhe zemërimi në performancën e Pugh. Filmi bart aksionin prej Rusisë e deri në verilindje të Anglisë në shekullin XIX. Pugh portretizon Katherinen, gruan e re dhe të bukur, e cila është e martuar me Alexanderin (Paul Hilton), i cili është i vrazhdë dhe i papërshtatshëm, i biri i një pronari të pasur të minierës, Boris (Christopher Fairbank).

Është Borisi, ai, i cili përzihet në jetën e tyre dhe insiston që Ktherine të jetë grua modeste dhe e nënshtruar. Sa i përket Alexanderit, fytyra e tij nuk del në ekran deri në natën katastrofike të martesës: ai është i dobët, i keqtrajtuar dhe i viktimizuar nga babai i tij monstruoz. Me mungesën e të dy burrave për një periudhë të gjatë, Katherina kryengritëse burgoset në shtëpinë e zymtë në mes të kënetës.

Duke refuzuar që t’i thyhet shpirti, ajo vendos të tërhiqet nga pirja e alkoolit, netëve pa gjumë, më pas shpreh interesim në Sebastianin (Cosmo Jarvis), punëtorin e ri të patundshmërive. Sebastiani ka racë të përzier dhe pastruesja Anna, e portretizuar nga inteligjentja Naomi Ackie, ka ngjyrë të zezë të lëkurës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.