Kulturë

“Kusari” për shqiptarët në Gadishullin Arab në fillim të shekullit XIV

Romani arab tani ka një traditë më se 100 vjet, duke marrë parasysh se kritika letrare arabe pranon se romani i parë, me gjithë përpjekjet më të hershme, është "Zaineb" i Muhammad H. Haikal, që doli në Kajro më 1913.

Dhjetë vjet më vonë kjo gjini letrare lëshoi rrënjët në Liban e Siri, ku u paraqit atje me disa romane pionieri me origjinë shqiptare Maruf Arnaut (1895-1949), për çka u zgjodh anëtar i Akademisë Shkencore Arabe (e themeluar më 1919). Me kohë romani arab u zhvillua dukshëm dhe u bë i njohur në botë me Nagib Mahfuzin, i cili fitoi çmimin “Nobel” për letërsi më 1988.

Përkundër kësaj tradite, zhvillimi i kësaj gjinie letrare varej prej zhvillimit shoqëror të vendeve arabe. Kështu vendet që ishin më afër Evropës e kulturës evropiane (Maroku, Algjeria e Tunizia) përjetuan një hov të zhvillimit të romanit, kurse vendet përreth Gjirit Persik mbetën të izoluara deri në zbulimin e naftës, madje deri në vitet ‘70 të shekullit XX.

Përjashtim bënte Kuvajti, i cili u shpall principatë kushtetuese qysh më 1960 dhe përjetoi një zhvillim të shpejtë shoqëror e kulturor. Ndaj nuk habit fakti se romani në Kuvajt u paraqit atëherë me Ismail F. Ismail (1940-2018) dhe Lejla al-Othman (1973) që u përkthye në shqip.

Po ashtu, nuk habit fakti se romani në vendet e tjera (Omani, Katari e të tjera) u vonua deri në fund të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI. Kështu në Katar, që përjetoi një zhvillim të hovshëm në 20 vjetët e fundit, romani i parë me plot kuptimin e fjalës doli më 2011. / Muhamed Mufaku

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.