Sa ka ndikuar komunizmi në kërkimin shkencor, në qasjet e intelektualëve dhe akademikëve që hulumtonin në Shqipërinë e asaj kohe? Përgjigjen për disa nga personalitetet më me emër e jep studimi i fundit I historianëve shqiptarë e zviceranë që kanë kërkuar mes arkivave.
Ishte një kohë kur sigurimi merrej me shkencën, me Sabiha Kasimatin, me Eqerem Çabej e me Arshi Pipën. Dikush u pushkatua në mesnatë, një tjetër u dënua pa gjyq, ndërsa të tjerë heshtën dhe nuk provuan kurrë se mund të kontribuonin në Shqipërinë e atyre viteve.
Një studim për ndërhyrjen e ideologjisë komuniste në kërkimet shkencore të atyre që mund të quheshin akademikët e asaj kohe, është tanimë në dorën e publikut, transmeton A2CNN.
Për këtë publikim të Autoritetit të dosjeve për krimet e komunizmit kanë punuar historianë shqiptarë e zviceranë. Të vërtetat e tyre të provuara përmes dokumentesh të deklasifikuara vijnë përmes shkrimeve të Fatmira Nikollit.
“Fokusi i shkrimeve të shkurtra ka qenë të rrëfyerit e jetës së tyre, vështirësive dhe presioneve gjatë regjimit, por e treguar me një gjuhe të thjeshtë dhe të kuptueshme për brezat e ndryshëm”, sqaron Nikolli.
Edhe
Studimi që synon të hedhë dritë mbi persekutimin komunist ndaj shkencëtarëve shqiptarë
Këto histori janë të parat që do të publikohen tanimë në një platformë online.
Portali http://www.dosjet.gov.al/ është nga sot aktiv për gjithë publikun që dëshiron të informohet për historitë shqiptare, kur sigurimi merrej me shkencën.