Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kur armenët dhe shqiptarët kuptohen përmes dhembjes

Përjetimet armene në vitet e fundit të Perandorisë Osmane janë pjesë e rezolutave politike, dokumentareve e një mali me libra për atë që njihet si një nga gjenocidet më të rënda në historinë e shekullit të njëzet, shkruan sot Koha Ditore.

Si popull autokton, pjesë e një qytetërimi dhe kulture vibrante, armenët u bënë viktima tragjike e të “sëmurit të Bosforit”, eufemizma e përdorur nga evropianët për Perandorinë që po jepte shpirt. Thuajse mbi një milionë e gjysmë armenë do të t’i nënshtroheshin procesit të shfarosjes, dëbimit dhe keqtrajtimeve të pashembullta. Historianët përmendin sesi ministri osman i Luftës, Enver Pasha urdhëroi ushtrinë të vriste armenë, një fushatë që shumë shpejt do të përfundonte në një politikë të vetëdijshme për të shkatërruar një popull të tërë.

Derisa në njërin skaj të Perandorisë Osmane doli një gjysmë Shqipëri e pavarur, historia armene nga viti 1915 e tutje do të bëhej rrëfimi tragjik i një populli që i pari u përballë me metodat moderne të shfarosjes. Por vuajtjet armene sikur kuptohen më mirë se gjetkë në Kosovë, ku shqiptarët në kapërcyell të shekujve u përballën me një përvojë të ngjashme. Shfaqja “Bisha në Hënë”, e dhënë premierë të enjtën në Teatrin Kombëtar të Kosovës, solli një përjetim të dyfishtë të gjëmës armene.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)