Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Kumihimo” nëpër traditën dymijëvjeçare japoneze

Dhjetëra fije të mëndafshit përbëjnë masën e cila mbështillet në lëmsh. E tetë të tilla duhen për të nisur realizimin e punimit. Një rreth prej druri i vendosur mbi katër këmbëza, nja 70 centimetra i lartë është element pune. Tetë pejzat lidhen në njëlloj çante të vogël, e cila vendoset brenda rrethit. Shemben si peshë qëkur nis endja e pejzave, ku duhen katër persona, që ndërlidhja të jetë sa më e ngjeshur.

Varësisht nga shija, përcaktohet edhe ngjyra e lëmshit. Studentë e nxënës fillimisht e kanë pasur më të vështirë endjen. Por për pak minuta salla e arkeologjisë në Muzeun e Kosovës ka ngjarë me një hapësirë, ku marrin jetë produktet e teknikës tradicionale japoneze “Kumihimo”.

Të premten, mjeshtrja japoneze e kësaj teknike Hoko Tokoro ka punuar me secilin nga të interesuarit në punëtorinë e organizuar nga Zyra japoneze në Kosovë, Ambasada e Japonisë në Vjenë e Muzeu i Kosovës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm