Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kulla unike e Çarshisë së Gjakovës

Është rast i rrallë i ndërtimit të atij tipi kulle në zemër të një qyteti. Kulla e Koshit në fillim të Çarshisë së Vjetër të Gjakovës është rast unikat i këtij qyteti. Thirrja për ruajtjen e kësaj vlere jo vetëm arkitektonike, por edhe kulturore e historike është e vetëkuptueshme.

Kulla trekatëshe, prej gurëve të dimensioneve të ndryshme, e me formë paksa të çrregullt, del ashiqare jashtë kornizave të “dugojve” të Çarshisë. Sa për t’ia shtuar diversitetin bërthamës së vjetër të qytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kulla është ndërtim më i vonë në krahasim me kohën kur u ngrit Çarshia përreth Xhamisë së Hadumit. Ajo është vepër e shekullit XIX, derisa sipas një informacioni të zbehtë të institucioneve, u bë nga mjeshtër shqiptar.

Thuhet edhe se Kulla ishte pronë e agëve të Batushës. Më vonë u ble nga familja Koshi, pronë e të cilëve është sot e asaj dite.

Ka disa muaj që në katin e poshtëm të kullës është hapur një restorant. Familja Zhubi është pronare e këtij investimi, i cili po tenton ta valorizojë këtë monument, gati të harruar.

Shitblerja e lehtë

Alban Koshi është trashëgimtari më i ri i kullës. Ai tregon se kullën e bleu nga Batushat, gjyshi i tij. Thotë se prejardhja e familjes Batusha dhe asaj Koshi është nga e njëjta anë, prandaj shitblerja e Kullës, ka qenë fare e lehtë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm