Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kujtimi për Fatime Llugiqin, aktoren që i donte rolet e nënave

E hareshme, e qetë dhe pozitive - kështu është përshkruar profili i aktores Fatime Llugiqi, e cila vdiq të mërkurën e 23 janarit të vitit 2019 në Prishtinë.

Gjatë mbledhjes komemorative, të cilën e ka organizuar Teatri Kombëtar i Kosovës, veprimtaria artistike e Llugiqit u tha se ka lënë gjurmë në artin skenik kombëtar, transmeton emisioni Express në KTV.

Miqtë dhe kolegët e saj në këtë ngjarje përkujtimore treguan se si Fatime Llugiqi i dëshironte rolet e nënave dhe iu gëzohej sukseseve të aktorëve të rinj.

Llugiqi përshkruhej të ishte një aktore e heshtur, e cila nuk bënte pjesë në jetën e zhurmshme dhe plot mllef.

Dramaturgia Zana Hoxha Krasniqi e ka kujtuar aktoren Llugiqi duke thënë se kishte aftësi të veçanta gjatë transmetimit të artit të saj.

Aktorja Fatime Llugiqi është varrosur në varrezat e fshatit Lupç të Komunës së Podujevës.