Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Kujtimet e një tavoline ngrënieje”

Me rënien e komunizmit në Shqipëri, historia e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët nisi të ndriçohej. Në fillim të viteve ’90 ish-kongresisti amerikan, Joseph DioGuardi, dhe kongresisti tashmë i ndjerë amerikan, Tom Lantos, kanë qenë zyrtarët e parë amerikanë, të cilët kanë vizituar Shqipërinë gjatë periudhës komuniste.

Ata janë takuar me diktatorin e asaj kohe, Ramiz Alinë. Për t’i lënë përshtypje Tom Lantosit, Ramiz Alia do t’i jepte një dosje nga Arkivi i Shtetit Shqiptar për të gjithë hebrenjtë, që kanë qenë të strehuar në Shqipëri dhe nuk kanë qenë të persekutuar, shkruan Lekë Rezniqi për numrin e sotëm në “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy zyrtarët amerikanë do të shkonin në institutin përkujtimor “Yad Vashem” në Izrael për ta vërtetuar nëse janë të vërteta të gjitha ato që gjenden në arkivat shqiptare. Prej atëherë ka filluar të bëhet i njohur fakti që shqiptarët si komb kanë strehuar hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.