Kur një komunitet mëton të gjejë kuptimin e jetës pas një tragjedie të rëndë, shakaja bëhet pjesë e pandashme e këtij rrugëtimi.
Sfidat e përditshme tejkalohen më lehtë kur njerëzit gjenden para situatave të pazakonta me një dozë humori. Lufta e fundit në Kosovë është e qartë se ka lënë shumë pasoja tek secili që ka përjetuar nën lëkurë dhimbjen, humbjen e largimin, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTragjikomedia duket se ka qenë mënyra më e mirë për skenaristin Jeton Kulinxha e regjisorin Eki Rrahmani që ta pasqyrojnë këtë situatë.
“Kosovo Calling” është filmi i parë fiktiv i metrazhit të gjatë që e ka realizuar. Ai njihet për dokumentarët që deri më tani ka realizuar në bashkëpunim me “Al Jazreera”.
Ky projekt filmik, që nisi si film i shkurtër i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në vitin 2013, do të zgjerohej më pas për të marrë formën e filmit të gjatë.
Në këtë film luajnë edhe Ardian Morina, Arbëneshë Nixha, May-Linda Kosumoviq, Anisa Ismaili, Shkëlzen Veseli e Petrit Çarkagjiu. Ky i fundit bashkë me Armend Xhaferin e kanë bërë edhe muzikën e filmit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.