Sadik Zuka u përshëndet si zakonisht me gruan dhe dy fëmijët e vegjël në mëngjesin e 23 marsit 1989 dhe doli nga shtëpia. Ndikimin e situatës së jashtëzakonshme e pa në çehret tym të bashkëfshatarëve derisa po rrihte nja dyqind metra të rrugës deri në stacionin e autobusit në Pozhoran.
Kishte vendosur që edhe në rrethana të pazakonshme të merrte udhë drejt Prishtinës si përherë – me autobus. Zuka, delegat i njërës prej tri dhomave të Kuvendit Krahinor të Kosovës, ende i kishte në mendje thirrjet e minatorëve të ngujuar qindra metra nën, tokë në nëntorin e vitit 1988. Zuka u kishte dalë zot edhe në foltoren e Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore.
Ai dhe minatorët kundërshtonin procedurat për ndryshime kushtetuese. Serbia nën liderin e ri në ngritje, Slobodan Milosheviq, po ua merrte dy krahinave të saj – Kosovës dhe Vojvodinës – kompetencat si njësi të barabarta federative të Jugosllavisë. Tashmë kishte hequr qafe liderët komunistë të Kosovës, të cilët i zëvendësoi me të tjerë të dëgjueshëm.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
-
24 mars 2018 11:08
-
Shpërndaje në: