Filmi “Rooftop Story” është bërë filmi i tretë me radhë i mbështetur nga shteti, që premierën e vet botërore do ta shfaqë në festivalin e kategorisë “A” në Kanada.
Edicioni i 41-të i “Montreal World Film Festival” do të jetë nikoqir i filmit kosovar me regji të Gazmend Nelës, i cili bashkë me dramaturgun Arian Krasniqi e ka shkruar edhe skenarin, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë datën 24 të këtij muaji, në ditën kur edhe hapet festivali, pjesëmarrësit do të kenë mundësi ta shohin në ekran dramën nga Kosova që flet për humbjen dhe pendimin. Në rolet kryesore në këtë film luajnë aktorët Xhevdet Doda, Mona Mustafa e Art Lokaj.
“Rooftop Story”, njëjtë sikurse filmi “Heroi” i Luan Kryeziut, i cili në vitin 2014 pati premierë në Montreal, do të shfaqet në kuadër të programit jogarues “Focus on World Cinema”. E vitin e kaluar filmi “Eho” i Dren Zherkës ishte pjesë e garës së këtij festivali dhe fitoi çmimin “Silver Zenith for the First Fiction Feature Film”.
Festivali Botëror i Filmit në Montreal do të zgjasë deri më 4 shtator. Lajmin për pranimin e “Rooftop Story” në festivalin e kategorisë “A” e ka bërë publik Qendra Kinematografike e Kosovës të mërkurën përmes një komunikate në të cilën është dhënë edhe përshkrimi për temën që trajton ky film. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)