Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kosova dhe roli i diplomacisë ndërkombëtare në procesin e çlirimit

Konfigurimi i rendit të ri botëror, i pari në këto përmasa pas Konferencës së Jaltës, ka filluar me bashkimin e Gjermanisë, me zhbërjen e BRSS-së dhe të Paktit të Varshavës dhe ka vazhduar me shkatërrimin e RSFJ-së, me Lindjen e Republikës së Kosovës, me “Pranverën arabe” dhe së fundmi me luftën në Ukrainë. Në këtë konfigurim të ri pa dyshim që është edhe Kosova

Pas Luftës së Dytë Botërore, me dominimin politik serb, çështja e Kosovës u tentua të mbyllej në mënyrë të panatyrshme dhe të kurdisur politikisht. Deri në vitin 1981 shteti jugosllav kishte arritur ta mbante Kosovën jashtë fokusit të informacionit ndërkombëtar.

Demonstratat e vitit 1968, me kërkesën e tyre për Republikën e Kosovës, u para­qitën para opi­nionit ndërko­mbëtar si protesta të zakon­shme studentësh për përmirë­simin e kushteve eko­nomike të jetës. Ndër­sa shqi­p­­tarët e dënuar për veprimtari patriotike konsiderohe­shin të “bur­­gosur politikë”, po si një dukuri e zakonshme – e natyrshme për të gjithë Jugosllavinë dhe vendet e tjera të bllokut lindor.

Ripërsëritja e kërkesës për Republikë

Mirëpo, duke filluar nga demonstratat e viti 1981, kur shqiptarët ripërsëritën kërke­sën për Republikën e Kosovës, e ku u vranë 9 sipas bu­rimeve jugosllave, çësh­tja e Kosovës shpërtheu kornizat jugosllave dhe u bë objekt i shtypit dhe i mediave ndërkombëtare të kohës, por jo edhe i qeverive të shte­teve të veçanta apo i organizmave politikë ndërko­mbëtarë.

Pra, qeveritë e ndryshme dhe përgjithësisht faktori ndërkombëtar mospërkrahjen ndaj demo­n­stratave të vitit 1981 e manifestoi me hesh­tje. Për Perëndimin, Jugo­sllavia ishte zonë e erozionit të ndikimit rus, kurse për Lindjen ishte një model i socializmit human në botë. Prandaj, shtetet evropiane e injoruan me mospërfillje çështjen e Kosovës.

Edhe Çështja e Kosovës dhe roli i diplomacisë ndërkombëtare në procesin e çlirimit të saj Shtojca për Kulturë Çështja e Kosovës dhe roli i diplomacisë ndërkombëtare në procesin e çlirimit të saj

Pas demonstratave të vitit 1981, statusi shoqëror-politik e juridik i shqiptarëve dhe i vetë Krahinës së Koso­vës erdhi duke u minimizuar. Ky fenomen u bë i dukshëm pas ardhjes së Milosheviqit në pushtet si president i Serbisë (1985), i cili u mbështet në forcat konservatore e na­cionaliste serbe.

Farsa e dytë e historisë së re

Inkurajuar nga heshtja e Evropës dhe e repu­blikave të tjera jugosllave ndaj problemit të Kosovës, më 23 mars të vitit 1989, nën gje­ndje të jashtë­zakonshme, nën mbikëqyrjen e më shumë se 16 mijë ushtarëve dhe 10 mijë policëve specialë të policisë federale, në seancën e Kuvendit të Kosovës, u aprovuan amenda­mentet në Kushtetutën e Serbisë. Në këtë akt të rrënimit të konstitucionit të Kosovës fatkeqësisht morën pjesë edhe rreth 100 delegatë të zgjedhur shqiptarë, me çka formalisht e legjitim­uan far­sën e dytë në historinë më të re (pas Kuvendit të Prizrenit më 10 korrik 1945)

Dhuna antikushtetuese që ndërmori pushteti serb ndaj struktu­ra­ve autonome të Kosovës dhe masat represive ndaj popullsisë shqiptare e përkeqësuan situatën dhe i bënë shqiptarët më të vendosur në rrugën drejt shkëputjes. Më 2 korrik 1990, si përgjigje ndaj politikës rrënuese të Beogradit, të 114 deputetë shqiptarë të Kosovës miratuan Deklara­tën Kushtetuese, përmes së cilës de jure Kosova shkëputej nga Serbia dhe linte të hapur mundësinë e participimit në Federatën apo Konfe­deratën Jugosllave.

Okupimi klasik nga Serbia

Pas kësaj pritej se çfarë kundërmasash do të ndërmerrnin Serbia dhe Jugosllavia. Kjo pritje nuk zgjati shumë. Kuvendi i Serbisë më 5 korrik në procedurë të parregullt dhe pa mbështetje kushtetuese nxori vendimin mbi suspendimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës dhe vendosjen e administrimit të dhunshëm në Kosovë.

Të njëjtën ditë me forca policore nga ndërtesa e Kuvendit u dëbuan të gjithë zyrtarët e lartë e punonjësit e Ku­vendit dhe të Qeverisë së Kosovës. U ndërpre me forcë emetimi i programit të Radiotelevizionit të Prishtinës dhe, pas disa ditësh, edhe gazetës së përditshme “Rilindja” iu bë i pamundur botimi. Në ditët që pasuan, nga puna u larguan me dhunë të gjithë të pu­nësuarit në administratën qendrore, numri dërrmues i pjesëtarëve shqiptarë të poli­ci­së, si dhe filloi largimi nga puna i të punësuarve në administratën lokale. Më nuk kishte dyshim se Serbia po vendoste një aparat të okupimit klasik në Kosovë dhe se ajo dëshironte ta sundonte atë si një koloni të saj.

Në këto rrethana organet shtetërore të Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaça­nik, dele­gatët e Kuvendit të Kosovës shpallën Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktet e tjera përcjellëse, duke e çuar Kosovën në një etapë të re drejt ecjes në rrugën për pavarësi dhe krijim të shtetit sovran.

Deklarata Kushtetuese dhe Kushtetuta e Ka­çani­kut janë aktet më të larta konstitucionale të Kosovës, pas Rezolutës së Bujanit /31.XII.1943-2 janar 1944/, me çka de jure filloi ndërtimi konstitucional i Kosovës nga përfaqë­suesit e popullit.

Për rrje­dhojë një vit më vonë, më 26-30 shtator 1991, në Kosovë u organizua edhe Referendumi për t`ia dhënë Republikës së Kosovës legjitimitetin e nevojshëm. Tani jo brenda Federatës Jugosllave, por shtet sovran dhe i pava­rur.

Nga kjo kohë çështja e Kosovës, pas shpalljes së Republikës së Kosovës, hyn në një fazë të re historike, në rrugën e arritjes përfundimtare të pava­rësisë së saj. Zgjidhje kjo me peshë madhore të çështjes shqiptare në përgjithësi dhe peshë ndëretnike në Ballkan. Në Ba­shkimin Evropian dhe në shtetet e tjera të Perëndimit, posaçërisht SHBA-ja, zhvilluan kontakte të shumta politike me udhëheqjen e Kosovës e me udhëheqës të tjerë shqiptarë. Përfaqësuesit e shqiptarëve u pritën nga zyr­tarët e këtyre shteteve deri në nivelet më të larta shtetërore.

Më 19 shkurt 1993 Rugova parashtroi para bashkësisë ndërkombëtare në një mbledhje në Atlanta të SHBA-së një plan prej 10 pikash për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ku bëhej thirrje që popullsia shqiptare në Kosovë të merrej në mbrojtje nga një prani ushtarake e civile ndërkombëtare dhe Kosova të shpallej protektorat ndërkombëtar. Në anën tjetër, përkundër rrethanave të reja, pushteti qendror në Beograd mëtonte ta ruante hegjemoninë mbi republikat e Federatës Jugosllave, mbi sovra­nitetin e tyre, disa nga ato arritën në luftë (Sllovenia, Kroacia dhe BH-ja), ndërsa Kosova u vendos në një «pat-pozicion», duke e anashkaluar në Dejt­on /1995/.

Pikërisht në momentet kur çështja e Kosovës u bë shqetësim për nivelet e veçanta e të përbashkëta ndërko­mbëtare, kur një konfiguraci­on i ri etnik e politik u krijua në territorin e ish-Jugosllavisë, sekretari i NATO-s, gjene­rali Manfred Warner, e paralajmë­ronte Serbinë kundër përpjekjeve për spastrim etnik të shqiptarëve nga Kosova dhe nën­vi­zonte se “një zgjerim i luftërave drejt Kosovës dhe një luftë ballkanike duhet të ndalet me çdo çmim”. Kurse ish-presidenti George Bush para­lajmëroi udhëhe­qjen serbe në dhjetor të vitit 1992 që SHBA-ja mund ta përdorë forcën në qoftë se Serbia e shtrin luftën në Kosovë. Mesazhi i Bushit indirekt thoshte që “në rast të konfliktit në Kosovë të shkaktuar nga serbët, SHBA-ja do të përga­titet t’i përdorë forcat ushtarake në Kosovë dhe Serbi kundër serbëve”.

Mesazhi i Bill Clintonit

Një muaj më vonë, përkatësisht më 21 janar 1993, edhe Bill Clin­ton në fjalimin e tij të përurimit për president të SHBA-së, i dërgon këtë mesazh Milosheviqit: “Çdo herë që interesat tona kërcënohen, ose kurdoherë që vullneti dhe ndërgjegjja e bashkë­si­së ndërkombëtare përbuzen, ne do të veprojmë me diplomaci paqësore kur është e mundur, me forcë kur është e nevo­jshme”.

Kështu, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, në vitet ‘90 koncepti humanitar fitoi epërsinë mbi konceptin e “interesave të shtetit, të integritetit tokë­sor, “të sovranitetit absolut”, të mbrojtur nga e drejta ndërkombëtare.

Edhe 36 vjet nga “Republika e Parë” Arbëri 36 vjet nga “Republika e Parë”

Këto ndodhën kur u shua “bota dy­po­lare” apo e “dy super­fuqive”, kur SHBA-ja mbeti e vetmja superfuqi e aftë për të formuar dhe drejtuar koa­licione për përballimin e situatave eks­tre­me.

Këto ndodhën kur u shua “bota dy­po­lare” apo e “dy super­fuqive”, kur SHBA-ja, por edhe Britania e Madhe dhe ato shtete që kanë qenë të interesuara për ta nxjerrë Kosovën pa kaluar nëpër eksperiencën e Bosnjës, janë munduar vazh­di­misht të krijojnë parakushte për këtë. Ja­në munduar që problemin e Kosovës ta zgjidhin shkallë-shkallë, duke i amortizuar pengesat e shteteve, si Rusia, Kina etj.

“Milo­she­viqi njeh vetëm gjuhën e forcës”

Pas të gjitha këtyre zhvillimeve, është e kuptueshme edhe pse u vendos kontingjenti i forcave të huaja në Maqe­doni, qysh në vitin 1992. Fi­llimisht të njohur me emrin “Forcat e UNPROFOR-it”. Në të njëj­tën kohë edhe Qeveria shqiptare zyrtarisht kërkonte asistencë ush­ta­rake të huaj, së pari të NATO-s në kuadër të formulës “partne­r­iteti për paqe” (partnership for peace). Ekspertët e NATO-s fillimisht propozuan një ndarje jopropo­rcio­na­le të këtyre forcave ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë. U vendo­sën 18 mijë forca në Maqedoni dhe 2 mijë në Shqipëri. Ndërsa rreziku i luftës po bëhej gjithnjë e më i madh, prania ushtarake ndërkombëtare u shtua pa shumë zhurmë e deklarata.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dy herë mori në shqyrtim gjendjen në Kosovë dhe dis­kutoi edhe mundë­sinë e nevojës së ndërhyrjes. U miratua rezoluta që e dënonte regji­min e Beogradit, por nuk u vendos në favor të ndërhyrjes. Në tetor të vitit 1998 në politi­kën euroatlan­tike u shfaq një nismë e re për ndërhyrje ushtar­a­ke, nisma e NATO-s. Të 19 vendet anëtare të Aleancës arritën në përfundim kolegjial se “Milo­she­viqi njeh vetëm gjuhën e forcës”.

Duke vlerësuar se rreziku i përhapjes së luftës jashtë kufijve të ish-Jugosllavisë ishte shndërruar tashmë gati në një kërcënim, ko­ma­nda politike e NATO-s vendosi t`ia drejtojë Beogradit një ultimatum, afati i të cilit skadonte pas dy javësh. Mirëpo ultimatumi i parë i NATO-s “action order” dështoi. Gja­të dy javësh Perë­ndimi manifestoi pajtim të plotë për ndërhyrje. Të gjitha vendet anëtare të NATO-s deklaronin se sa forca dhe mje­te ishin gati t’i vinin në dispozicion të komandës së operacionit. Mi­rë­po, natën e përfundimit të afatit, në Beograd gjendej për «bisedi­me të fundit» ndër­mjetësi amerikan Hoolbrooke. Pikërisht natën e mba­ri­mit të ultimatumit në Itali ndodhi një krizë qeveritare, e cila paralizoi veprimin e Romës dhe e bëri të paqartë mundë­sinë e shfrytëzimit të ba­za­ve të saj. Mirëpo Qeveria itali­ane u rikrijua me të njëjtën strukturë pa kaluar një ditë e plotë.

Dështimi i ultimatumit

Nga ana tjetër, dështimi i ultimatumit e kishte inkurajuar Beo­gradin të ndërmerrte veprime të reja terro­riste kundër shqiptarëve. Po ashtu, poli­tikës së Perëndimit për të ndër­hyrë ushtarakisht në favor të vënies së krizës nën kontroll iu kundërvu politika zyrtare ruse. Me gjithë këto rrethana, Aleanca Euroatlantike ishte e vendosur për ndërhyrje ush­tarake në ish-Jugosllavi, por i diskutueshëm mbetej vetëm karakteri i ndërhyrjes: nëse do të ishte ai paqësor, apo luftarak.

Sensibilizimi i faktorit ndërkombëtar, pas masakrave që bëheshin në Kosovë, sidomos nga injorimi i marrëveshjes Holbrooke–Milosheviq, sepse gjatë gjithë kohës së ekzistimit të marrëveshjes forcat serbe i vazhdonin arrestimet, vrasjet, zhvillonin luftë të pashpa­llur, që kurrë nuk pushonte, duke e fyer në këtë mënyrë edhe vetë Misionin Vëzh­gues Ndërkombëtar me sjellje jonjerëzore. Në muajin janar 1999 gjendja u rëndua edhe më shumë. Misioni i Hoolbroke dë­shtoi, ndërsa armëpushimi i premtuar mori fund. Regjimi i Beogradit filloi të vepronte në mënyrë kriminale kundër popullsisë civile shqiptare. Vëzhguesit e huaj zbuluan varre masive dhe të dhëna të tjera të masakrimit të shqiptarëve. Përfaqësuesi i posaçëm i OSBE-së për Kosovë, Knut Volebek, paraqiti në mediat botërore pamje të tmerr­shme të dhunës serbe, duke përfshirë Masakrën e Reçakut, e cila, për­fundimisht, hoqi mundë­sinë e një marrëveshjeje për paqe në bisedi­me të drejtpërdrejta shqiptaro-serbe, siç ishte propozuar disa vjet me ra­dhë. U krijua bindja se dhuna serbe kundër Kosovës kishte marrë formën klasike të një gjenocidi të egër primitiv. Në mbledhjen e 29 janarit 1999, që u mbajt në Lon­dër, Grupi i Ko­n­taktit vendosi thirrjen e bisedimeve politike ndërmjet dy delegacioneve: të Kosovës dhe të Beogradit, për të arritur një marrëveshje të re politike për paqen rajonale dhe për statusin e ardhshëm të Kosovës. Grupi i Kontaktit zgjodhi Kështjellën e Rambouillet, rezi­dencë qeveritare në afërsi të Parisit, si vend të mbajtjes së takimit.

Shqiptarët e mirëpritën vendimin e fuqive euro-amerikane për zhvillimin e bisedi­meve jashtë Jugosllavisë. Dokumenti i Rambouillet nji­het me emrin “Marrëveshje e ndërmjetme për paqen dhe vetëqe­ve­r­i­sjen në Kosovë”. Në rrethana mjaft komplekse të bisedimeve në Rambouillet arriti sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e cila bisedoi inten­sivisht me shqiptarët për t’i bindur që ta nënshkruanin në mënyrë të një­an­sh­me projektin. Pikëpamjet amerikane në këtë periudhë kritike për fatin e marrëveshjes ishin:

1. Nëse të dy delegacionet do të nënshkruanin, një trupë ush­tarake do të vendosej posaçërisht në Kosovë;

2. Nëse marrëveshja do të nënshkruhej vetëm nga pala shqiptare, NATO-ja do ta ndëshkonte regjimin e Beo­gradit për mospranimin e paqes dhe

3. Nëse as delegacioni shqiptar s’do ta nënshkruante marrë­ve­shjen, atëherë do të mbetej të rishqyrtohej edhe një herë mundësia e ndërhyrjes së aviacionit të Aleancës Eur­o­atlantike në ish-Jugosllavi.

Vendimi për pranimin e Marrëveshjes së Rambouillet-it u mor në delegacionin shqiptar, në kushtet e një presioni të fortë psikologjik e po­litik të jashtëm e të brendshëm. Nënshkrimi i dokumenti të Rambouillet-it ka qenë fitore politike dhe diplomatike. Prej këtij momenti shqip­tarët panë përfundimisht se ja­në të përkrahur dhe se interesat e tyre nuk janë në kundërshtim me in­te­resat e bashkësisë ndërkombëtare.

Institucionet ndërkombëtare u njoftuan me këtë “gjysmë sukse­si”, kurse delegacioni shqiptar fitoi përkra­hje në opinionin ndërkom­bëtar. Më 24 mars, disa ditë pas nënshkrimit të njëanshëm të Marrëvesh­jes nga pala shqiptare në Paris dhe refuzimit të saj nga pala serbe, avi­a­cioni i NATO-s goditi territorin e ish-Jugosllavisë.

Kjo politikë gjenocidiale përfundoi me bombardimet e NATO-s dhe me Marrëveshja e Kumanovës më 9 qershor të vitit 1999, me ç’rast iu dha fund politikës hegjemoniste serbe në krye me kasapin e Ballkanit, Slobodan Milosheviq, dhe përmes tij u shpërbë Jugosllavia e Versajës dhe ajo e AVNOJ-it, për t’u krijuar shtete të reja, ndër të cilat edhe Republika e Kosovës.

Edhe 36-vjetori i Deklaratës Kushtetuese Arbëri 36-vjetori i Deklaratës Kushtetuese

Konfigurimi i rendit të ri botëror

Konfigurimi i rendit të ri botëror, i pari në këto përmasa pas Konferencës së Jaltës, ka filluar me bashkimin e Gjermanisë, me zhbërjen e brss-së dhe të paktit të varshavës dhe ka vazhduar me shkatërrimin e rsfj-së, me Lindjen e Republikës së Kosovës, me “Pranverën arabe” dhe së fundi me luftën në Ukrainë. në këtë konfigurim të ri pa dyshim që është edhe Kosova, prandaj përmes këtij shkrimi bëj apel drejt përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës, lërini mënjanë inatet, luftën për pushtet dhe pozicionohuni drejt interesit të Kosovës, sepse nëse nuk sillemi konform rrethanave të reja çmimi mund të jetë shumë i lartë në përfundim të këtij konfigurimi të ri botëror. personalitet e mëdha historike hyjnë në histori kur në rrethana shumë të vështira dinë të marrin vendime të vështira dhe të mençura.