Gjatë këtyre ditëve qëndrimi në Romë, kori Siparantum i Pejës u paraqit në Chiesa di San Salvatore in Lauro (afër Vatikanit) Basilica San Antonio - Pontificia Universitá Antonianum, Roma, që u vlerësua lartë për nivelin e përformancës.
“Padyshim që ky udhëtim ishte shumë i rëndësishëm për të gjithë ata që performuan në kryeqendren e artit botëror. "Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e korit, për këtë vërtetë ne kemi punuar gjatë dhe puna u shpërblye. Më vjen mirë që performanca e korit është pëlqyer. Kjo do të na hap rrugë të reja në të ardhmen”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit.
Me korin është paraqitur po ashtu dirigjenti i mirënjohur kroat Josip Degl’ Ivellio me të cilin kori edhe më herët ka pasur bashkëpunim në Kosovë dhe Kroaci, ndërsa ky është bashkëpunimi i katërt me radhë.
“Këto do të mbesin kujtimet më të bukura për të gjithë ne. Ftesat e radhës tregojnë për nivelin dhe sukseset e arritura gjerë më tani. I falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin tone. Rruga jonë muzikore sapo ka filluar ..”, u shpreh Fatmir Bajraktari, kryetar i korit
Rikujtojmë që kori Siparantum më pare është paraqitur me performanca të shumta në Kosovë, Kroaci dhe Francë.