Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Koncerti i solistëve Badivuku e Grubi mbyll edicionin e 20-të të “KamerFest-it”

Orkestra e Filarmonisë së Kosovës, nesër do të interpretojë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Programi i koncertit të radhës do të ndahet në dy pjesë dhe do të sjellë në skenë solistët Sihana Badivuku dhe Blerim Grubi.

Koncerti artistik i Filarmoninë e Kosovës, përmbyll festivalin e muzikës kamertale “KamerFest”.

Pjesë e programit është edhe “Zogu i zjarrtë” e Igor Stranvinskit, që konsiderohet si një vepër me kërkesa të larta interpretative.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës e ka konsideruar të veçantë programin e këtij koncerti.

Koncerti përmbyllës i edicionit të njëzet të “KamerFestit” do të shënojë edhe 30-vjetorin e karrierës së violinistit Blerim Grubi.

Edhe Orkestra e Filarmonisë dëshmon nivelin e lartë së bashku me “KamerFestin” Kulturë Orkestra e Filarmonisë dëshmon nivelin e lartë së bashku me “KamerFestin”

“Nesër do të interpretojë me studentët e mi”, ka thënë ai.

Koncerti, që nis në orën 20:00, do të udhëhiqet nga dirigjenti amerikan që vepron në Holandë, Gregory Charette.