Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Komuna e Prishtinës vë rregull për mjetet që grumbullojnë institucionet kulturore

Realizimi dhe shfrytëzimi i mjeteve të arkëtuara nga institucionet kulturore nën varësi të Komunës së Prishtinës, tarifat për bileta ose anëtarësime sikurse edhe ato për dhënien në shfrytëzim të hapësirave të objekteve, nuk do të bëhen më pa një bazë ligjore.

Projekt-rregullorja për të hyrat vetjake të institucioneve kulturore vartëse të Komunës së Prishtinës, të martën, është votuar në Kuvendin Komunal dhe ka marrë dritën e gjelbër për të kaluar në diskutim publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pos që është obligim ligjor, me këtë rregullore, sipas zyrtarëve komunalë, synohet përmirësimi i menaxhimit të të hyrave, por edhe të rritet qëndrueshmëria financiare e këtyre institucioneve.

Në të janë përcaktuar e rregulluar, burimet, qeverisja, tarifat si dhe shpenzimi i të hyrave, për Bibliotekën e qytetit “Hivzi Sulejmani”, Teatri “Dodona”, Arkivi Komunal i Prishtinës teksa lë hapësirë edhe për institucione të reja të kulturës që planifikohen të themelohen në të ardhmen. Udhëheqës të institucioneve kulturore në kryeqytet e kanë mirëpritur këtë rregullore që ka munguar deri më tani.

Besart Vllahinja, drejtor i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, ka thënë se kjo rregullore ka lindur si nevojë dhe obligim ligjor, të cilin e ka ky institucion në rastin e realizimit të të hyrave nga institucionet e kulturës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.