Jeta e natës në Ulqin është një prej faktorëve që tërheq turistët e këtij qyteti bregdetar.
Mijëra të rinj si destinacion preferojnë për argëtim klubet e natës, të cilat ndodhen afër Kalasë, pjesë kjo e njohur edhe si Qyteti i vjetër, raporton “Express” i KTV-së.
Në stinën më të nxehtë të vitit, turistët argëtohen me repertorin muzikor të DJ-ve të ndryshëm.
Pesë klube tashmë kanë bërë përgatitjet për t’i pritur vizitorët e Ulqinit në mbrëmjet muzikore përreth detit të plazhit të vogël.
Sezoni veror në Ulqin ka nisur qysh në muajin maj dhe pritet të zgjasë deri në mes të shtatorit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kalaja e Ulqinit atraksion për turist por e vështirë për rezidentët
-
Ulqini pret që kosovarët të mos e lënë për plazhet e Evropës
-
Në Mal të Zi, 92 për qind turistë më pak
-
“Skena Verore” është gati për ngjarjet kulturore në Kalanë e Ulqinit
-
Ulqini gati për sezonin turistik, më së shumti mysafirë pret nga Kosova