Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kinematografia si mjet i ballafaqimit me të kaluarën

Prishtinë, 26 korrik – Filmat “Tri dritare dhe një varje” i Isa Qosjes dhe “Kthimi” i Blerta Zeqirit kanë shumë dallime mes vete. I pari është film i metrazhit të gjatë, ndërsa i dyti film i shkurtër. Qosja si regjisor i një gjenerate më të vjetër, me një stil krejt ndryshe prej Zeqirit prezantoi në forma të veta zhvillimin e kinematografisë kosovare.

Por një pikë e vetme që mbase i bashkon këta filma, ka bërë që sociologia Linda Gusia t’i përzgjedhë pikërisht ata për t’i analizuar në një kontekst tjetër. Pikë të përbashkët ka gjetur trajtimin e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë. Mbase e trajtuar në dy forma të ndryshme. Derisa “Kthimi” i Zeqirit ishte një prej filmave të parë që e trajton këtë temë, në një mënyrë më intime - temën e njëjtë e trajton edhe “Tri dritare dhe një varje” - ajo që del në pah, sipas Gusisë, është ballafaqimi i shoqërisë, më saktësisht burrave me thyerjen e heshtjes. E po ashtu shtrihet edhe në një kënd më të gjerë politik.

“Kthimi” është realizuar në vitin 2012, ndërsa “Tri dritare...” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).