Momentet në hapje të filmit “Killerman” janë kryevepër mbi paratë në rrugë. Në një sekuencë që zgjat tetë minuta ose më shumë, një shpërlarës mesatar parash këmben një kuti plot me kesh për një bllok solid ari, pastaj prapë te keshi përmes blerjes së stolive, e në fund në një seri çerek milionëshe të çeqeve të arkëtarit.
Përfshin një sërë vozitjesh me taksi, shitore të ndyra, dyqane stolish plot gjallëri dhe dritare anonime në ndërtesa anonime qyteti. Në ditët dhe kohën tonë, ku paraja është thuajse një gjë krejtësisht virtuale, ka ende një treg nëntokësor të keshit, dhe lëvizja e shumave marramendëse të parave fizike përgjatë pengesave digjitale është e vështirë.
Të shikosh këtë vallëzim të ndërlikuar të rrugës jep ndjesinë e një lloj fluturimi në një tjetër kohë. Në të vërtetë, shikimi i “Killerman” është si të kthehesh prapa në vitet ’90 në kohën e maskulinitetit, plagës urbane dhe organizimeve dhunshëm të korruptuara në të dyja anët e ligjit. Në të dytën përpjekje me radhë, regjisori Malik Bader e bart aksionin nga lagjet shqiptare të Detroitit të zvetënuar, që ishin memorizuar në “Cash Only”, te Bigg Apple, qyteti i ngutjeve. Moe ka rrengun e tij pak të rrezikshëm me të hyra relativisht të qëndrueshme, që iu ecën mbarë për pak kohë. Ai është i mirë në të. Dhe është mjaftueshëm sa për të ndërtuar një vezë strofulli me të dashurën e tij shtatzënë, ashtu që të dy të mundë të lëvizin në diçka më të mirë. Bosi i tij është një burrë i moshuar evropianolindor i quajtur Perico, që shpërndan drogën dhe thur skema nga garazhi i leskëruar në lagjen pa tipare; plot burra të papunë zdërhallen përballë vendit të tij. Si çdo bos tjetër i rryer në New York, ai po shikon mundësinë që t’i bartë milionat e fitimeve në patundshmëri reale dhe politike. Nipi i pazot i Pericos, i quajtur tamam Skunk, tërbohet nga qortimet e xhaxhait të tij për natyrën e tij të rrëmbyer, por edhe privilegjet e nepotizmit.
Ai e idolizon Moen, ani pse është disi një lloj i stilit të tij. Kështu, kur një tjetër shpëlarje e parave vonohet për arsye lloj-lloj, Skunk vendos ta bindë Moen për të shfrytëzuar hapësirën 24-orëshe, e të bëjë një marrëveshje të shpejtë droge për t’i përdorur këto para që rrinë pa bërë gjë prej gjëje. Dhe Skunki njeh disa dilerë nigerianë të drogës që po kërkojnë të shkarkojnë ca kokainë. Me një rrotullim të shpejtë në një blerje tjetër, ata mund ta zhvatin përfitimin. Ajo çfarë nuk e di Skunki është se këta nigerianë janë në një shtrat me një çift policësh të korruptuar me skemën e tyre të “huazimit” të drogave nga dhoma e dëshmive.
Nëse keni parë më herët filma, ju e dini se gjërat nuk shkojnë ashtu siç janë planifikuar. Të gjitha këto botë përfyten mes vete, dhe, në batërdinë e krijuar, Moe qëllohet në kokë. I lënduar, i gjakosur dhe duke mos mbajtur në mend ditët e kaluara, ai nuk është tamam i sigurt pse ka një bagazh plot me para dhe drogë, të cilin ai duhet ta shpleksë para se Perico ta gjejë, apo para se policët (të ndershëm ose të korruptuar) do t’iu bien në fije gjurmëve të tij dhe Skunkit.
Edhe
“By any Means” sjell në ekran një komplot që sfidon drejtësinë
Ndjekje veturash, tejkalime të dyfishta, klube nate të seksit, qen të tërbuar në kafaz (regjisori duket se ka një nuhatje për këtë, meqë ata zënë vend edhe në filmin e tij të mëparshëm), dhe nivele të ndryshme të ligjit pleksen. Shkrepën armët. Veturat përplasen. Njerëzit digjen. Ngjarjet janë përmbysur.
Për meritën e Baderit, e gjithë kjo është orkestruar si është më së miri. Ka madje edhe çaste të virtuozitetit kinematik. Një xhirim magjepsës i aksionit e sheh kamerën që fillon nën urën kryesore, para se të dalë nga prapa për të kapur një BMW që po nxiton. Kjo është një lëvizje e kamerës e llojit të “Fast and the Furious”. Por aksioni dhe ngjarja tejet e ngatërruar, e shoqëruar me krenarinë e amnezisë (që vjen e shkon si i vjen mbarë, deri në fund të filmit), sikur e sakrifikojnë çdo lloj nuance të karakterit. Një nga sharmet kryesore të filmit të tij të mëparshëm, “Cash Only” ishte komuniteti shqiptar, ahengjet, dyqanet e berberëve, etj. E shton pjesën tjetër të aksionit dhe emocioneve; në të vërtetë vetëm sa e lartëson atë. Këtu, gjithçka është bërë kurban për hir të shpejtësisë. Rezultati është një lloj prodhimi më konvencional, më komercial. Do të thosha se nuk është më i mirë.
Aktori kryesor shqiptaro-amerikan në “Cash Only”, Nickola Shreli, që ishte aq i shkëlqyer në rolin e tij si zot i tokës, është vendosur këtu në rolin më të rëndësishëm, si një polic i korruptuar që flet shpejt. Shreli shkëlqen duke qenë në të njëjtën kohë i krisur, sharmant dhe intrigues. Por karakterit i mungon zhdërvjelltësia në skemën e komplotit përtej një Bad Guy. Ky është rasti edhe me të tjerë aktorë, përfshirë edhe të dashurën e tij që nuk shquhet se është shtatzënë. Dianne Guerrero kurthohet me rolin e një femre të vetmuar brenda një filmi burrash, që bëjnë gjëra burrash.
Lian Hemsworth (Hemswrothi tjetër) është solid sa Moe, që i bart gjërat me një mirësi tërheqëse në momentet fillestare të filmit (me gjasë më të mirat). Ai është tejet i zot si një kujtesëhumbur që përpiqet t’i mbajë gjërat së bashku, por nuk është karakter aq i formuar.
Zlatko Buric, aktori i rrallë kroat, kthehet në një performancë tejet imponuese, e tillë që është vështirë të pikaset. Kjo është pika kur unë mendova se karakteri i tij vuante nga kanceri apo nga ndonjë dergjë tjetër. Është një seri e çuditshme e zgjedhjeve aktruese që janë ditë e net larg prej këngëtarit të operave në filmin e tij të fundit “Teen Spirit”. E pazakonta e tij është një çlodhje nga karakteret e tjera të filmit.
Një pjesë e imja mendon se regjisori-skenarist Malik Bader thjesht pëlqen të luajë me përpjekjet e mëhershme të Nicolas Winding Refn si “Bleeder”, një triler krimi ku luan Kim Bosnia dhe Zlatko Buriq. “Bleeder” është një film i shpejtë e i mbushur me dramë dhe plot copëza rruge. Po ata janë prapëseprapë karakteret më interesante.
Ka pasur një kthesë të filmave me krime në vitet ’90, që solli një lustër të freskët të anës së skajshme mashkullore të policëve të ndyrë të viteve ’70 përmes përshkallëzimit të energjisë dhe shpejtësisë, dhe një shpërthim të eksperimentimit nga ana e shtëpive filmike. “Killerman” u bën jehonë vetëm elementeve prozaike dhe komplotuese të filmave si “Reservoir Dogs” i Tarantinos, “Bad Lieutenant” i Abel Ferrarasit dhe “Phoenix” i Danny Cannonit. Vë bast se ju nuk e kujtoni këtë të fundit, që shfaq Ray Liottan, Anthony LaPaglian dhe Anjelica Hustonin. Ju mund të mos e kujtoni as “Killerman” brenda pak vitesh. Është një copëz kreative e dëfrimit, por e llojit që nuk mban fare afat të qëndrueshmërisë/
Edhe
Sallat e Karlovy Varyt, të vogla për “Shame and Money”, Visar Morinës i përsëritet historia
Ky artikull me titull origjinal “Killer” e autor Kurt Halfyard duket si një triler i viteve ‘90 është marrë nga: “screenanarchy.com”
(Në foto: aktori shqiptaro-amerikan Nickola Shkreli në filmin “Killer”, që do të nisë të shfaqet nëpër kinema në fund të muajit gusht)