Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kastrissios: Një horror shqiptar është intrigues për audiencën e huaj

Prishtinë, 24 shkurt - Dy ditë para premierës botërore të horrorit të parë shqiptar, “Bloodlands”, regjisori australian Steven Kastrissios ka zbuluar prapaskenat e xhirimit.

Në një intervistë për medien online “The Fan Carpet” të Londërs, ai ka folur për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri, inspirimin për filmin dhe për gjuhën shqipe. Të shtunën filmi i tij do të shfaqet në kuadër të festivalit më të madh të horrorit “FrightFest”, i cili për më shumë se një dekadë bashkëpunon me festivalin prestigjioz skocez “Glasgow Film Festival”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në tepihun e kuq të këtij festivali, përveç regjisorit do të parakalojnë edhe një pjesë e kastës, në mesin e tyre edhe aktorja e njohur kosovare Ilire Vinca, e cila luan rolin e shtrigës në film. “Bloodlands” është i realizuar me kastë shqiptare dhe është në gjuhën shqipe. Në intervistë ai ka rrëfyer sa është ndarë i kënaqur me aktorët, duke i cilësuar të gjithë yje.

Kastrissios tregon se në moshën 24-vjeçare kishte xhiruar filmin “The Horseman” – fitues i disa çmimeve në Australi, dhe se ky ishte skenari i dytë për film të gjatë. Krejt rastësisht do t’i lindte ideja për shkuarjen në Shqipëri dhe realizimin e një filmi të zhanrit horror. Një kafe me mikun e tij shqiptaro-australian, Dritan Arbana, do të bëhej sebep që pas tre muajsh ai ta gjendej në sheshxhirim në Shqipëri. Arbana do t’i tregonte për gjakmarrjen dhe histori të tjera për Shqipërinë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.