Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Karakteri cinik i shtetit

Të hënën që e lamë pas, më 4.03.2019, në Kuvendin Komunal të Gjakovës, pas dy dështimeve që pësoi brenda një harku kohor prej katër muajsh, për të tretën herë me radhë u rikthye për votim dhe u miratua Propozim-Vendimi për ndryshimin e Vendimit 01 nr. 011-78935/2015, datë 27.10.2015 për Shpallje të Interesit Publik të Monumentit Kulturor dhe Historik “Kulla e Sylejman Vokshit”, shkruan sot Koha Ditore.

Si është e mundur që në një hark të ngushtë kohor të votohet tri herë i njëjti Propozim-Vendim? Pse u dashka të votohet e rivotohet e njëjta materie? Pse dy votimet e para, të cilat e pamundësuan kalimin e Propozim-Vendimit, nuk u dashkan marrë parasysh, ndërsa i treti - po?

A do të thotë kjo se dy votimet e para nuk paskan pasur validitet juridik, ndërsa i treti po? Ku qëndron “inferioriteti” i validitetit të dy votimeve të para, që e hodhën poshtë Propozim-Vendimin, në raport me “forcën superiore” të validitetit të votimit të tretë, i cili e bën të kalueshëm e të zbatueshëm Propozim-Vendimin?/Arben Hoxha

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)