Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është një ndër 9 finalistët për çmimin e madh “The Nuestadt International Prize for Literature” , i njohur ndryshe si “Nobeli” amerikan, transmeton Shqip.
Çmimi i cili ndahet nga Universiteti i Oklahomës, i dedikohet letërsinë më të mirë, pasi në të shkuarën ata që janë vlerësuar me këtë çmim kanë qenë autorë si Gabriel Garcia Marquez, Octavio Paz, Giuseppe Ungaretti, e të tjerë. Kadare është në garë me shkrimtarë si Eduardo Halfon, Jessica Hagedorn, Emmanuel Carrere, Hoa Nguyen e të tjerë.
Në njoftimin zyrtar për kandidatët për këtë çmim më 2020-tën,shkruhet se Kadare është një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm sot në botë, shoqëruar me një biografi të shkrimtarit shqiptar. “Neustadt International Prize for Literature” është një çmim i cili ndahet nga Universiteti i Oklahomës dhe revistës së njohur letrare World Literature Today. Fituesi vlerësohet me $50,000. I krijuar në vitin 1969-të ky është një ndër çmimet letrare më të rëndësishme në SHBA.
-
Ismail Kadare fiton çmimin “Neustadt”, “Nobeli” amerikan për letërsi
-
Ambasada e SHBA në Tiranë njofton: Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt
-
Një shkrimtar që e meritonte vërtet “Nobelin”
-
Ismail Kadare, pena shqiptare e letërsisë botërore
-
ASHAK: Kadare, emblema e letërsisë bashkëkohore shqipe