Revista angleze Calvert Journal ka botuar kësisoj këtë javë listën e dhjetë shkrimtarëve që rekomandohen për tu lexuar e që vijnë nga Ballkani.
Me ndarjen e Jugosllavisë, siç shkruan Hannah Weber për CJ, u shkaktua lëvizje edhe në identitetin e Ballkanit, por kjo sidoqoftë ka ndihmuar në lulëzimin e një letërsie bashkëkohore në këtë anë të kontinentit evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka rekomanduar dhjetë autorë nga Ballkani që duhet lexuar, duke nisur nga elegjitë për Kosovën deri te mitet pagane ballkanike.
Kësaj liste nuk i mungon shkrimtari Ismail Kadare, dhe sidomos libri “Tri këngë zie për Kosovën”.
Krahas Kadaresë, në listë janë edhe Dubravka Ugresic nga Kroacia, Ioana Parvulescu nga Rumania, Miroslav Penkov nga Bullgaria e Herta Muller nga Rumania, mes të tjerëve, shkruan KultPlus.
i Kadaresë përbëhet nga tri tregime : Lufta e vjetër, Zonja e madhe dhe Lutje mbretërore. Të tria këto tregime bëjnë fjalë për betejën e Kosovës më 1389.