Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Jeta” me fotografin që dokumentoi krimet e luftës

Këtë javë në emisionin “Jeta” i ftuar është fotoreporteri Visar Kryeziu.

Një konkurs për fotograf i “Kohës Ditore” në vitin 1997 ia kishte ndryshuar jetën përgjithmonë. Kryeziu tregon se si kur ishte 21 vjeç u bë dëshmitar dhe dokumentues i krimeve të regjimit të Milosheviqit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

Edhe sot e kësaj dite ai vazhdon raportimin nga zona të konfliktit, por jo vetëm. Detajet do të shpalosen të dielën mbrëma prej orës 20:30.