Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Jeta e Marcel Proustit nëpërmjet letrave

“Nuk besoj në letra që nuk mbërrijnë”, i kishte shkruar Marcel Prousti mikut të tij Lucien Daudet më 1916. Letrat e tilla ishin shkruar në një ritëm të furishëm: ekspertët vlerësojnë se autori francez kishte shkruar rreth 90 mijë letra gjatë jetës së tij, prej të cilave vetëm një pjesë janë të njohura për publikun.

Shtëpia e ankandeve “Sotheby” në Paris i ka shitur disa prej letrave, shënimeve e dorëshkrimeve të enjten e javës që shkoi. Dokumentet origjinale ofrojnë një vështrim në jetën e intelektualit të madh, që kishte vazhduar të shkruajë, pavarësisht viteve të tëra të përballjes me sëmundjen, shkruan sot Koha Ditore.

Në romanin e famshëm shtatë vëllimesh, “Në kërkim të kohës së humbur”, Proust kishte deklaruar që jeta e vërtetë është letërsia. I botuar në origjinal në gjuhën frënge, nën titullin “À la recherche du temps perdu”, kryevepra ishte publikuar nga viti 1913 më 1927, që do të thotë se tri vëllimet e fundit ishin botuar pas vdekjes së tij.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)